JEZUSI te do
JEZUSI te do!
Ka kaq shumë gjera që nuk mund të kuptojmë: luftë, uri, vështirësi personale, vdekje. Pse?
Ndoshta ju pyesni: „Nëse Zoti është vërtet dashuri, atëherë pse i lejon të gjitha këto?“
Ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet për gjithçka. Sigurisht që jo! Por një gjë dimë:
JEZUSI na do!
Si e dimë? Vetë JEZUSI tha një herë: „Askush nuk ka dashuri më të madhe se ai që jep jetën e tij për miqtë e tij“.
Kështu bëri JEZUSI.
Ai dha jetën e tij për ne njerëzit. A duhej të ishte kështu?
Ti e di që duhej të ishte. E gjithë e keqja në botë vjen nga ne njerëzit që mëkatojmë.
Mëkati i ndan njerëzit nga njëri-tjetri dhe nga Zoti. Mëkati heq paqen. Mëkati kërkon dënim.
JEZUSI mori mbi vete mëkatin tonë.
„Dënimi për mëkatet tona ra mbi të,“ tha profeti i lashtë Isaia. Në këtë mënyrë ne mund të kemi paqe me Zotin dhe të jemi të plotë.
Ai e bëri këtë sepse na donte shumë kohë përpara se të lindnim.
JEZUSI vdiq për ne që ne të mund të jetojmë, të jetojmë përgjithmonë në shoqëri me Zotin dhe njerëzit.
Dhe JEZUSI na do edhe sot!
Sepse ai jeton, sepse Zoti e ngjalli prej së vdekurish. Për shkak se JEZUSI ishte njeri, ai i kupton vështirësitë tona.
Ai gjithashtu i kupton pyetjet tuaja.
Por ai nuk ia detyron askujt dashurinë e tij.
Edhe ju mund ta pranoni këtë dashuri.
Ne e pranuam – dhe zbuluam: Është e vërtetë!
JEZUSI është bërë një burim pushimi, paqeje dhe gëzimi në jetën tonë.
Ai na dëgjon kur lutemi. Ai na jep ngushëllim dhe forcë, edhe në kohë të vështira.
Dëshironi të dini më shumë për këtë dashuri?
Atehere lutuni dhe bisedoni me njerëzit që kanë përjetuar dashurinë e JEZUSIT, ose na shkruani.
Zoti JEZUS KRISHT ju bekofte!